Bekim Jashari: Është absurde se si shteti 21 vjet pas luftës kullat e Jasharajve kanë mbetur nën mëshirën e fatit

Vendim i drejt i kryetarit Jashari për pagesën e muajit janar, për Institucionin Parashkollor “Nëna Zahide”

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka njoftuar për vendimin që ka marrë në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit, që mos t’u faturohet prindërve pagesa e janarit, për Institucionin Parashkollor “Nëna Zahide”, për shkak të grevës së mësimdhënësve. “Prindër të nderuar të fëmijëve të Çerdhes “Nëna Zahide”. Po e ndaj me ju një informatë që ka të bëjë me pagesën mujore për muajin janar, për Institucionin Parashkollor “Nëna Zahide”. Kemi marrë vendim që mos të faturohet pagesa e janarit, për shkak të grevës së mësimdhënësve. E kemi parasysh faktin se gjatë kohës që zhvillohej greva, disa prindër është dashtë të paguajnë kujdestari private për fëmijët e tyre”, ka thënë kryetari Jashari, njofton Zyra për Informim e Komunës së Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Përkujtohet Beteja e Slivovës dhe zbulohet Pllaka Përkujtimore e atdhetarit, Rrustem Rrustemi

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në 26-vjetorin e betejës së Slivovës ku …