Gjykata e Apelit Administrativ në Tiranë përmbysi vendimin e gjykatës më të ulët dhe vendosi që projekti hidroelektrik i Dragobia në Parkun Kombëtar të Valbonës duhet të ndërpresë menjëherë punët, deri në pritje të përfundimit të padisë së ngritur kundër lejes së ndërtimit të projektit. Pas dy muajsh, përmbaruesi i gjykatës së Tropojës vendosi që puna nuk ishte ndërprerë vullnetarisht dhe njoftoj të gjithë pjesëmarrësit se më 2 gusht ai do të ndalte me forcë ndërtimin se bashku me policinë. Më 31 korrik, pa i njoftuar palët në padi, Gjykata e Rrethit te Tropojës nën drejtimin e gjyqtarit Sami Ujkashi vendosi të miratojë vendim kundër përmbaruesit, z. Eduard Mrishaj, duke e penguar atë nga ekzekutimi i vendimit të gjykatës së apelit dhe duke lejuar vazhdimi i ndërtimit të HEC-ut, duke lëvizur në mënyrë efektive për të bllokuar autoritetin e gjykatës më të lartë.
Më 8 gusht 2018, zëvendësministri i drejtësisë së Shqipërisë njoftoi se ministria ka kërkuar që Këshilli i Lartë i Drejtësisë të hetojë vendimin e kontrovers të gjyqtarit të gjykatës së Tropojës. “Një vendim që është qartësisht kundër ligjit”, tha zëvendësministri i drejtësisë i Shqipërisë Toni Gogu, sipas stacionit televiziv shqiptar Top Channel. WWF Adria është thellësisht e shqetësuar për vendimin kontrovers të gjykatës së Tropojës, ndërsa është e kënaqur të dëgjojë se institucionet e qeverisë shqiptare po ndërmarrin hapa për të korrigjuar këtë vendim, duke lejuar sistemin ligjor të bëjë punën e tyre në mjedis të lirë dhe të drejtë. WWF Adria ka mbështetur përballjen kundër hidrocentraleve në Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës që nga viti 2016. Në korrik 2017, WWF Adria filloi zbatimin e projektit “Halting Hydropower Development in the Mediterranean Basin”. Qëllimi i këtij projekti është të mbështesë komunitetin lokal në luftën kundër tri koncesioneve të hidrocentraleve që ne total janë 14 qe aktualisht janë miratuar për lumin Valbona, tetë nga të cilat janë brenda zonës së mbrojtur.
Në 3 vitet e fundit, WWF Adria ka mbështetur organizatën joqeveritare lokale TOKA dhe banorët lokalë te Valbones në betejën ligjore kundër HEC-eve. Padite janë ngritur në gjykatën administrative kundër Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës ne maj 2017 dhe Këshillit Kombëtar të Territorit ne janar 2018. Janë ngritur dy kallëzime penale: një kundër falsifikimit të nënshkrimeve në konsultimet publike ne mars 2018 dhe një kundër Dragobisë Energjisë për punën e tyre pa leje të vlefshme ndërtimi ne korrik 2018. WWF Adria gjithashtu ka mbështetur presidenten e OJQ-së TOKA Catherine Bohne në padinë civile të ngritur kundër saj kompania Gener2 për “dëmin e krijuar imazhit te kompanisë”.