Qeveria e Kosovës merr vendim që punëtorëve të larguar nga puna gjatë viteve të 90-ta, t’u njihen kontributet pensionale

Vendimet e Qeverisë së Kosovës për masat e shpalljes se gjendjes emergjente mbesin në fuqi deri më 6 prill

Qeveria thotë se me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë, është marrë vendim që të mbetet në fuqi deri më 6 prill masa e shpalljes emergjente për shëndetin publik, si dhe vendimi i cili ndalon qarkullim e qytetarëve dhe automjeteve private gjatë orës 17:00-06:00, përveç nevojave mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale dhe për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhim të pandemisë. Pastaj, ndërprerja e procesit edukativo-arsimor në institucionet arsimore publike dhe private, me rekomandim që të lirohet njëri prind nga puna (kjo masë nuk vlen për punëtorët shëndetësorë dhe për punëtorët në sektorin e sigurisë). Gjithashtu, deri më 6 prill, ndalohen hyrje daljet e qytetarëve në Komunën e Klinës dhe Malishevës. Qeveria nëpërmjet një komunikate thotë se Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, jo më vonë se 3 prill 2020, vendimet e mësipërme i rishqyrton, në konsultim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, ekspertë dhe ministritë tjera të linjës, për të vlerësuar efikasitetin dhe domosdoshmërinë e masave të përcaktuara, si dhe i jep rekomandim Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me vazhdimin ose jo të vendimeve përkatëse.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …