Vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për të rritur pagën minimale nga 250 në 350 euro ka ngritur dyshime mbi ligjshmërinë e tij, pasi sipas ligjit, për një vendim të tillë është e nevojshme që Qeveria të konsultohet me Këshillin Ekonomik Social ose të paktën ta informojë atë para se të merret vendimi. Sipas burimeve të ndryshme, këto procedura nuk janë ndjekur. Naim Jakaj, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi, ka theksuar se nëse sindikatat dhe odat ekonomike nuk janë informuar për këtë vendim, atëherë vendimi mund të kontestohet në gjykatë për konflikt administrativ. Vendimi për rritjen e pagës minimale nga Qeveria ka ardhur pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Pagën Minimale, që e caktoi fillimisht atë në 250 euro. Ky vendim i njëanshëm i Qeverisë, ka hapur rrugë për sfida ligjore dhe kritika të shumta mbi mënyrën e trajtimit të çështjeve ekonomike dhe sociale në vend.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …