Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Isa Mustafa, tha se u rikonfirmua se Republika Kosovës ka qenë me të drejtë këmbëngulëse që Gjykata Kushtetuese të përfshihet në secilin akt juridik që ka të bëjë me themelimin e asociacionit. Vendimi i Kushtetueses është në përputhje me marrëveshjen e parimeve. Qeveria konsideron se pas kësaj nuk ka asnjë arsye të mëtejshme për bllokim të punës së kuvendit e as për protesta në rrugë. Ky vendim siguron se në procedura të mëtejshme, të veprohet brenda kornizave të Kushtetutës.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …