Vendimi i gjykatës së Apelit për t’i lënë vulën Sali Berishës, ka krijuar ndarje të reja ndërmjet demokratëve

Vendimi i gjykatës së Apelit për t’i lënë vulën Sali Berishës, ka krijuar ndarje të reja ndërmjet demokratëve. Ish-deputeti Endri Hasa pjesë e grupimit të Lulzim Bashës, thotë se tashmë ato e identifikojnë veten si demokratët euroatlantikë. Për ish-deputetin demokrat ndarja ishte ideologjike më shumë se sa ligjore. Hasa tha se ka një vijë të kuqe për Berishën dhe disa njerëz pranë tij, ndërsa theksoi se ish-kryeministri deshi ta fuste partinë në luftë civile. Nuk ishte për vula dhe godina, por ndarjen. Në kuadër të betejës ligjore mund t’ju them që gjithçka qëndron si më parë. Në respekt të vendimit. Anëtarësia është individuale, jo kolektive, vizioni polik është i grupimit. Po të ndalemi tek individuale, nëse do të jetë partia e tyre nuk është më e imja. Unë personalisht jam ndarë nga ai grupim qe përfaqëson. Diskutime të tjera si ecet më tej mendoj se kemi një përfaqësim të qartë ideologjik tha ai. (SOT)

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë mbahet mesha për Ditën e Pashkëve për besimtarët katolikë

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar në ora 11.00 mbahet mesha …