Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, për të mos çregjistruar nga zgjedhjet Partinë e Unitetit Kombëtar u dha edhe në mediet e huaja

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, për të mos çregjistruar nga zgjedhjet Partinë e Unitetit Kombëtar u dha edhe në mediet e huaja

Vendimi i sotëm i Kolegjit Zgjedhor, në Shqipëri, për të mos çregjistruar nga zgjedhjet, Partinë e Unitetit Kombëtar ka bërë jehonë edhe në mediet e huaja. Gazeta prestigjioze amerikane New York Times, shkruan se, “institucioni më i lartë ligjor i zgjedhjeve në Shqipëri vendosi sot në favor të zhvillimit të zgjedhjeve lokale të së dielës, duke hedhur poshtë një lëvizje të Ilir Metës për anulimin e procesit”. “Kolegji Zgjedhor pesë anëtarësh votoi njëzëri që një parti e vogël politike, e cila në bazë të vendimit të Presidentit Ilir Meta kishte kërkuar të çregjistrohej, duhet të marrë pjesë në zgjedhjet e së dielës. Lajmi është botuar edhe në gazetën tjetër amerikane “Washington Post”.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …