Gjykata Kushtetuese

Vendimi i kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi për emërimin e anëtarëve të KQZ-së është kushtetues

Gjykata Kushtetuese, përmes një njoftimi për media, bën me dije se e ka shqyrtuar kërkesën e deputetit Bilall Sherifi, njëherësh edhe shef i deputetëve të Nismës Socialdemokrate dhe 29 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në lidhje me vendimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për emërimin e anëtarëve të Këshillit Qendror Zgjedhor.  Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së vendimeve të Presidentit të Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës: Qemajl Kurtishi si anëtar i KQZ-së nga komuniteti boshnjak; Stevan Veselinović si anëtar i KQZ-së nga komuniteti serb; Erxhan Shpat si anëtar i KQZ-së nga komuniteti turk; Alfred Kinolli si anëtar i KQZ-së, si përfaqësues i komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian; si dhe Nazlie Bala, Adnan Rrustemi, Florian Dushi dhe Sami Hamiti,  anëtarë të KQZ-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …