Vendimi i “Kushtetueses” përbën një moment të rëndësishëm për skenën politike në Kosovë

Kryekuvendari, Veseli përmes një deklarate për opinion ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetues për Asociacionin e Komunave serbe. Ai konstatimin e Kushtetueses e ka quajtur moment të ri në skenën politike. Në këtë deklaratë Veseli ka thënë:  Republika e Kosovës është demokraci kushtetuese dhe mbi bazën e këtij parimi fundamental ne jemi të obliguar që të respektojmë të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe vendimin e fundit mbi kushtetutshmërinë e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ky vendim përbën një moment të ri dhe të rëndësishëm për skenën politike në Kosovë. Ai krijon një hapësirë të re për reflektim të përbashkët dhe për qasje të përbashkët ndaj dialogut politik, si rruga e vetme për të hequr dilemat e ngritura, dhe për të garantuar stabilitetin politik e institucional të vendit. Ky stabilitet mbetet kusht themelor në ecjen përpara të vendit tonë në rrugën e konsolidimit shtetëror, zhvillimit ekonomik dhe integrimit euro-atlantik.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …