leoni

Vendimi i ZRrE-së që humbjet e energjisë t’u faturohet konsumatoreve e jo KEDS-it, i ka revoltuar qytetarët

Vendimi i ZRrE-së që humbjet e energjisë t’u faturohet konsumatoreve e jo KEDS-it, i ka revoltuar qytetarët

Rritja e çmimit të energjisë elektrike ka alarmuar qytetarët e vendit. Për ta është absurde që të paguajnë nga xhepi i tyre humbjet e energjisë së KEDS-it. Ata thonë se faturat ekzistuese janë të papërballueshme, lëre më të rriten, marrë parasysh kushtet ekonomike, në të cilat jetojnë shumica e qytetarëve të Kosovës. Edhe për qytetarët e Kosovës që jetojnë në shtete tjera çmimi i rrymës është shumë i lartë. Ndryshe, vendimi për rritjen e humbjeve është miratuar nga bordi i ZRrE-së me arsyetimin se KEK-u kishte dështuar t’i ulë humbjet, prandaj ato nuk mund t’i barten si barrë KEDS-it, kompanisë private. Këtë rritje nuk e përkrahin as punëtorët e kësaj korporate, duke thënë se është e padrejtë që t’u faturohen qytetarëve humbjet e KEK-ut.

Nga viti 2018, humbjet teknike dhe vjedhjet e energjisë elektrike që do t’u faturohen qytetarëve do të jenë 18.8 përqind. Rritja e humbjeve të faturuara nga 16.9% në 18.8% ka një ndikim prej rreth 3 deri në 4 milionë euro në buxhetin e KEDS-it. Për aq milionë euro mund të shtrenjtohet energjia elektrike pas këtij vendimi apo nuk do të mund të ulen tarifat në rast se numrat tjerë e thonë një gjë të tillë. Pranimi i humbjeve më të larta për 1,9 pikë të përqindjes erdhi si propozim nga anëtari i bordit Izet Rashiti. Ai propozoi që KEDS-it t’i njihen humbje më shumë se në vitin 2017 për 1.9%, për aq sa kishte dështuar KEK-u t’i ulë humbjet në vitin e fundit të menaxhimit me KEDS.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …