Vendimi i kryetarit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov për të mos ia dhënë mandatin për kryeministër liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, ka ngritur tensionet mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Pas këtij vendimi kanë reaguar lideri i LSDM-së, Zaev, i cili ka kërkuar që Ivanov ta tërheq vendimin e tij, kurse dy partitë shqiptare që i kanë dhënë nënshkrimet Zaevit për të pasur numrat e duhur për ta marrë drejtimin e Qeverisë, Besa dhe Aleanca për Shqiptarët, kanë reaguar për mes komunikatave, duke e dënuar këtë vendim. Ndërsa partia më e madhe shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim ende nuk ka dhënë asnjë koment për media. Burime të KosovaPress-it njoftojnë për një tensionim të gjendjes në Maqedoni, pasi vendimi i Ivanovit lidhet drejtpërdrejt më platformën shqiptare, ku sipas tij ajo u arrit në një shtet fqinj. Se çfarë do të ndodh në Maqedoni pritet të shihet në ditët në vazhdim, nëse do të detyrohet Ivanov ta pranojë Zaevin kryeministër me shqiptarët, apo Zaevi të formojë qeverinë me ndihmën e Nikola Grueskit, ose vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …