Duke komentuar vendimin e Qeverisë për ndërmarrjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë në fushën e transportit të naftës dhe gazit, njohësit e ekonomisë kanë thënë se vendimi është i qëlluar por i vonuar. Sa herë që Kosova ka marrë masa të reciprocitetit ndaj Serbisë, ato kanë krijuar efekte pozitive në favor të ekonomisë dhe biznesit të Kosovës, në kuptimin se Serbia është gjunjëzuar vetëm në këtë formë. Ne e përkrahim këtë vendim të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Ky vendim është i vonuar, por që autoritetet e Kosovës duhet të veprojnë në këtë mënyrë edhe me produktet e tjera, pasi që Serbia ka vënë barriera edhe tek mallrat tjera të Kosovës, i ka deklaruar Radios Evropa e Lirë, kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …