Vendimin e Qeverisë të muajit të kaluar me të cilin është autorizuar Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Ndërmarrjes Publike “Telekomi i Kosovës”, do ta shqyrtojë sot në mbledhjen e radhës, Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në ora 12:30. Më 22 janar, Qeveria e Kosovës i dha dritën e gjelbër privatizimit të Telekomit pas këtij vendimi. Komisioni Privatizim do të kryesohet nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, dhe në përbërje do të jetë edhe Ministri i Financave, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit dhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale. Këta do t’i rekomandojnë Qeverisë së Kosovës ofertuesin më të suksesshëm për privatizimin e kësaj ndërmarrje.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …