Vendimi për deputetët që dyshohen të jenë përfshirë në sulmin fizik ndaj deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, do të merret me 15 prill. Në seancën e sotme, të udhëhequr nga gjyqtari, Vesel Ismajli, palët e përfshira në rast thanë fjalët e tyre përfundimtare. Deputeti, Rexhep Selimi e cilësoi rastin si të motivuar politikisht, duke përkujtuar se “ka pasur raste të më hershme të konflikteve fizike mes deputetëve dhe Prokuroria nuk ka ngritur asnjë rast”. Pas kësaj, gjykatësi vendosi që vendimi përfundimtar për këtë çështje të merret me 15 prill. Të dyshuar për përfshirje në këtë incident fizik janë Rexhep Selimi, Florin Krasniqi dhe Besart Bujupi.
Kontrolloni gjithashtu
Egzon Pacolli; Tre familjarë tjerë të pushtetarëve përfituan qindra mijëra euro si grante nga Ministria e Bujqësisë
Sekretari i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli ka …