Avokati, Tomë Gashi, ka bërë të ditur se me vendimin e Gjykatës së Apelit në Prishtinë është aprovuar ankesa e Prokurorit të EULEX-it, ndërkohë që sot Azem Sylës iu ka caktuar paraburgimi edhe për dy muaj. “Gjykata e Apelit në Prishtinë me aktvendimin e saj ka gjetur gjoja arsye të besohet se ka pasur një përpjekje për të ndikuar në dëshmitarin”. Më tej avokati Gashi ka shkruar se “aty ku përfundon logjika juridike si në këtë rast ku z. Azem Syla në çështje të njëjtë u lirua dy herë nga paraburgimi, herën e fundit më 17.9.2016 dhe sot i caktohet paraburgimi për gjoja përpjekje të ndikimit në dëshmitarë. Krejt kjo mund të jetë vetëm logjikë politike, por në asnjë variant nuk ka arsye juridike, ligjore dhe të drejtësisë që ai të arrestohet për herë të tretë. Prapë se prapë logjika e vetme për ri arrestimin e z. Azem Syla mund të kërkohet në pritjen e fillimit të Gjykatës Speciale në Hagë, ku një prej arsyeve të formimit të kësaj Gjykate kaq kundërthënëse është edhe gjoja pamundësia e mbrojtjes efektive të dëshmitarëve në Kosovë në çështje të profilit të lartë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …