Vendos Krasniqi: Madhështia e Ushtarit

Vendos Krasniqi: Madhështia e Ushtarit

Që nga fëmijëria Gjyshi më fliste për luftën, më tregonte për trimat, heronjët, për dashuritë e mëdha, përjetimet.

Dashurinë e përshkruante si ëmbëlsirë frutash mali dhe  që i ngjante mjaltit.

Këto tregime i kishte të ngulitura në mendje dhe naj interpretonte gjithmon, deri sa një ditë erdhi dhe momenti që dhe unë të kontriboja në ushtri.

Do kisha veçuar tri gëzime në jetën time dhe tri hidhërime.

-Të parën do e veçoja se në familjen time kishte një ndjenjë Nacionalizmi për Atdhe, si nga ana e Shkollës dhe e Librit.

-E dyta bashkangjitja mundësia për të luftuar për Atdhe.

-E treta do ishte sakrifica ime për Atdhe, deri te ardhja e Lirisë.

Sikur të ndodhte Lufta kurrë sdo ia falja vehtës po mos të kontriboja per vendin tim, ta shihja Kombin tim se po vuante nga robërija dhe rënditja ime do ishte në anën e gabuar, ashtu të jetoja si i vdekur. Hidhërim për mua do ishte ndjenjën dhe dashurin për Atdheun, nëse nuk do arrija ta përhapja dhe ta bart te pasardhësit e mi, sikur ta shihja Popullin se nuk ka dashuri për Atdhe, dhe influenca ime dhe e njerzëve të Ditur do të mungonte.

Hidhërimi im i tret do ishte, nëse nuk do e përkrahja frymën e Luftës, Dëshmorët që dhan jetën për Atdhe, dhe më e gabuara do ishte sikur të flisja për heronjët e huaj apo Luftarët e huaj dhe të tanët ti lëm pas dore.

Dhe kështu jeta dhe mua më gjeti në rradhët e ushtrisë, aty ku në çdo moment isha në rrezik, ku çdo ditë shiqoja shokët e mi se si vriteshin. Më kujtohët momenti kur një ushtar bie në Mina, i pash mir gjymtyrët e ti të shkepura në tokë, u shtanga në atë moment, humba krejtësisht.

Ushtarët vuanin dhe për bukë më kujtohët buka dhe një qep, ashtu një ngrënje jo e kënaqme, por ishte Luftë morali te ushtarët qëndronte mirë. Mendja ishte për çlirimin dhe bashkimin për Trojët tona. Më kujtohët kur një gjyle topi e gjuajtur nga armiku goditi një gur, mbeta pa pik fryme, guri u qa në mes si një vezë që fërgohet në mengjes. Lufta ishte shumë e tmerrshme, shkuan ditët dhe netët lufta vazhdonte, shikoja diellin kur linde me aqë bukuri ku rrezet e tija i kërkoja me aq dashuri të ma ngrohin trupin zemrën, dhe mua si qenje njërzore. Dhe dita vazhdonte ashtu me plumba dhe topa, vinte nata e bukur shiqoja yjet më dukëshin që shëndritëshin vetëm për mua.

Ëndrroja sikur të isha një këngëtar Roku, dhe  sikur të rinjët, të ishin afër meje ti ndëgjonin këngët e mija vuajtjet e mija, vargjet e shkruara me gjakë për Atdhe, për shokët e mi për natyrën dhe dashurinë.

Ishte për mua ëndërr në ato ditë të vështira, nata përfundonte ashtu me frikë të madhe si nga errësira si nga frika se do të vinte armiku dhe do t’na godiste tinzërisht siç e kishte zakon.

 Vinte dita gjithnjë mendja ime se si do vinte Liria. Shikoja natyrën ato male të thepisura me gurë, më ngjanin në tregimin kur “Aleksandri i madhë Leka” kishte pushtuar Indin dhe ishte futur thell në Himalaje një Parajsë e vertetë, natyra ka bukurin e vet një shpirt i pavdekshum.

Shikoja kahë ushtarët disa ishin të rinj, kishte dhe të vjetër ku hallët e tyre i mbulonin me kapele. I ndëgjoja ushtarët e rinj se si flisnin për të Dashurat e tyre e prisnin me padurim kthimin për në shtëpi, ju kisha zili pasi dhe unë isha në atë gjendje, ëndërroja të kthehësha te shtëpija ime, ti shohë prindërit të takojë të dashuren time, ku në mendjen time qëndronte çdo moment. Por Lufta e mallkuar vazhdonte dhe duhët të luftonimë kohë pas kohe.

Një natë ndodhi që roja ynë ishte kapur nga armiku, ishte prer në fyt. Një ditë duke ecur pash se si një shok i imi bie në mina, vrapova për ndihmë, shoki im kishte menduar se e lash të vdekur ashtu, por erdhi ndihma dhe shpëtoi, gjymtyrët e ti ju dhan Atdheut për Liri.

Në Luftë dhe në dashuri je i lirë të bësh gjithçka. Kështu duke luftuar dhe unë bëra disa hapa para, pata fatin të bie dhe unë në një Minë, e montuar nga armiku, ku humba njërën këmb, pash t’merrin me syt e mi, në fillim mu mbyllën dy syt, humba ndjenjën disi mu këput shpirti qava ashtu si fëmi.

Nuk e harroj kur atë moment e shiqoja qiellin kërkoja Zoti për ndihmë, të më ringjallte të më rikthente në moshën fëmirore, humba gjithçka. Shokët ashtu të gjymtuar më ngrehën zgarr, unë qaja dhe ofshama ime ishte e rënd, njëri nga shokët e mi më futi dorën e ti në gojën time, për të më ndaluar nga ulërimat dhe vuajtjet. Ashtu erdhi dita u sherova, gjatë kohës që isha i shtrir shkruaja poezi këndoja, luftës nga dalë po i vinte fundi ishin disa marveshje dhe aleanca nga vendet tjera dhe ne arritëm në Fitore, pra lufta dhënja e jetës për Atdhe Dëshmorët, arritëm të fitojmë dhe erdhi e papritura LIRIA.

Ishte moment gëzimi për tu kthyher në shtepi. Të parën që takova ishte nëna ime ishte një përqafim aqë i madh, u ndjeva i gëzuar që e pash nënën time, ajo u mërzit sikur zemra ju këput kur më pa ashtu pa një këmb, ndërsa babai ishte i zhdukur apo i vrar nga armiku, vëllëzrit ishin diku për të kërkuar ndihma. Unë  menjëher u nisa për ta kërkuar të dashurën time, ku para ca kohësh ishim afër martesës por ndodhi lufta dhe mbetum, e kërkova dhe e gjeta ishte një përshëndetje e mirë me plot nostalgji, kur më pa me një këmb disi donte të ikte nga unë, e vërejta këtë gjat bisedes e u ndam. Më la sepse nuk më dëshironte pa një këmb, ishte një moment shumë i rënd për mua, më ra Mali mbi kokë dëshiroja të isha i vrar e jo i përbuzur, u ndjeva i mjer më la personi më i dashur i ëndrrave të mija. Për mua mbeti, vaji, kënga, poezia, vuajtja, sikur humba krejt Botën. Nga mërzia mora Kitarën time këndova këngën time.

E sa më gëzim u ktheva nga lufta,

për ta gjetur vajzën për ta martuar të bukurën

Sa shpejt e pash sa shpejt e gjeta,

më tradhtoi mua dhe iku te tjetri.

S’ma dashti shpirtin

nuk ma dëgjoi zemren,

ma shiqoi këmbën

e iku më la vetëm.

Sa shumë e pata dashur

sa shumë e çmoja,

më vrau për së gjalli

sepse e dashuroja.

Çdo natë e pata ëndrru,

çdo ditë e mendoja,

kur nga mendja s’mund ta largoja,

 se për mua ishte e vetmja që doja.

Dhe kështu ditët dhe vitet i kaloja në mjerim, duke u përballur me “Fatin tim të zi” ku gjymtyrët e mija u shkrin për Atdhe, do ishte gëzimi më i madh ta jap edhe jetën për Atdhe.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …