Vendosen ekranet për mësim në shkollën “Tefik Çanga” të Ferizajt

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Arton Gavazi bashkë me të parin e Arsimit në Komunën e Ferizajt, Afrim Llabjani morën pjesë në inaugurimin e projektit për furnizimin me bordet inteligjente në shkollën “Tefik Çanga” të Ferizajt, projekt ky që është realizuar me ndihmën e Programit të Stabilizimit të Komunitetit të financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe e zbatuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM). Drejtori Llabjani me këtë rast tha se ky investim, është një risi në shkollat e Ferizajt, duke teknologjizuar procesin mësimor, e që veçanërisht do t’i shërbej nxënësve dhe mësimdhënësve tashmë gjatë zhvillimit të procesit mësimor gjatë pandemisë COVID-19. Ai shtoi se Komuna e Ferizajt ka synim që të zgjeroj këtë tip të projektit edhe në shkollat tjera që të modernizohet e teknologjizohet procesi mësimor, tash kur mirëfilli dihet se Komuna e Ferizajt ka në punë edhe zhvillimin e ditarit digjital, hap ky me rëndësi të madhe për modernizimin e arsimit ferizajas. Tutje, në emër të donatorit, Nebojša Tasevski tha se ky projekt është tregues sesi me një bashkëpunim të mirëfilltë dhe në dobi të nxënësve, arrihen nisma të tilla që i shërbejnë si model jo vetëm shkollës pore dhe gjithë arsimit lokal.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …