Për nder të përvjetorit të dhjetë të Pavarësisë së Kosovës, Komuna e Kaçanikut ka stolisur qytetin me flamuj kombëtarë e shtetëror. Ndërsa tashmë është bërë tradicionale edhe stolisja e urës pranë Gurit të Shpum me flamuj kombëtarë, njëjtë siç ishte dekoruar në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.