Vendosen hidrantë në pjesë të ndryshme të qytetit

Këtyre ditëve në pjesë të ndryshme të qytetit, po zbatohet projekti i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, për vendosjen e hidrantëve, investim ky me qëllim të mundësimit të reagimit të shpejt të ekipeve emergjente në rastet e fatkeqësive nga zjarri.

Për të parë nga afër punimet në këtë projekt, doli Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në Ferizaj, Alberton Sahiti bashkë me përfaqësues nga Brigada e Zjarrfikësve në Ferizaj, ku u shprehën se zbatimi i këtij projekti pritet të përmirësoj ndjeshëm infrastrukturën e sigurisë kundër zjarrit në qytet.

Puna për vendosjen e hidranteve po vazhdon sipas planit dhe pritet të përfundojë brenda afateve të përcaktuara, thuhet në njëfotimin e komunës së Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, priti mësimdhënësit e pensionuar Vahide Ibrahimi dhe Shaqir Pira

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga nënkryetari Hasan Aliu, drejtoresha e …