Vendosen kamerat në qendrën e qytetit në Kaçanik

Siguria në qendër të Komunës së Kaçanikut, tashmë do të jetë e kontrolluar përmes vendosjes së kamerave, të cilat do të mbikëqyren nga Stacioni i Policisë në Kaçanik. Kryetari i Komunës së Kaçanikut Beism Ilazi vizitoi Stacionin e Policisë në Kaçanik, për të parë nga afër funksionimin e kamerave të cilat tashmë janë vendosur në qendër të qytetit të Kaçanikut, që përshkojnë rrugën nga hyrja e qytetit deri në fund të bulevardit. Kryetari Ilazi u shpreh i kënaqur për finalizimin e këtij projekti, që do të jetë jetik për sigurinë e vendit. Kryetari Ilazi tha se projekti do të vazhdoj edhe me vendosjen e kamerave ne të gjitha pjesët e qytetit të Kaçanikut. Edhe Komandanti i Stacionit të Policisë në Kaçanik Afrim Halili, përshëndeti këtë projekt që do të jetë mjaft i rëndësishëm për banorët e qytetit të Kaçanikut. Sipas tij, ky projekt do të ndihmoj në zbulimin e rasteve kriminale, në preventivë si dhe në ngritjen e cilësisë së përgjithshme. Komandant Halili tha se janë 15 pika të vendosura nëpër qytet me 25 kamera të cilësisë së lartë. Ndërsa projekti i kamerave do të vazhdoj me vendosjen edhe në pjesë të tjera të qytetit, që do të vazhdoj në kuadër të projektit të Komunës së Kaçanikut. Pjesa e parë e projektit është mbështetur financiarisht nga fondet e Bashkimit Evropian përmes UNMIK-ut, mbikëqyrur nga zyra për mbikëqyrjen e projekteve UNOPS. Projekti ka kushtuar 33 mijë euro, kurse pjesa e dytë e projektit që ka filluar të realizohet do të financohet tërësisht nga Komuna e Kaçanikut dhe do të kushtoj 18 mijë e 789 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …