Me një vonesë shpesh të konsideruar të pafalshme, në Shkup ka filluar vendosja e tri përmendoreve të personaliteteve historike shqiptare. Në qendër të kryeqytetit historik të shqiptarëve është vendosur përmendorja e Pjetër Bogdanit, përkatësisht në hapësirën përballë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Përveç kësaj, përmendorja e rilindësit, Josif Bageri do të vendoset në afërsi të Teatrit të Ri në Shkup, ndërkaq ajo e Nexhat Agollit do të vendoset përballë ndërtesës së Telekomit. Komuna e Çairit është përgjegjëse për vendosjen e këtyre përmendoreve, edhe pse kjo ishte në kompetencë të komunës Qendër. Pavarësisht kësaj, Shkupi veçmas qendra historike e tij gëlon nga përmendore të personaliteteve sllave nga historia mesjetare serbe dhe ajo bullgare. I ashtuquajturi projekti ‘Shkupi 2014’ ka ndryshuar vizualisht Shkupin, duke i dhënë atij një identitet sllav.
Kontrolloni gjithashtu
28 nëntori në Kalendarin e historisë shqiptare, shënon ngjarjet më të mëdha dhe më të rëndësishme të kombit shqiptar
Muaji nëntor në Kalendarin e historisë kombëtare shqiptare, shënon ngjarjet më të mëdha dhe më …