Vendoset gurthemeli i ndërtimit të objektit të ri në Shkollën Fillore “Qamil Ilazi” në Kaçanik të Vjetër

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli dhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami vizituan Komunën e Kaçanikut dhe morën pjesë në ceremoninë e përurimit të fillimit të punimeve në ndërtimin e objektit të ri shkollor në Kaçanik të Vjetër. Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, falënderoi Ministrinë e Arsimit për përkujdesjen ndaj institucioneve arsimore në Kaçanik, ndërsa tha se sot është një ditë e veçantë për fshatin kaçanik të Vjetër dhe ndërtimi i objektit shkollor do të jetë një lajm i mirë për ta. Kryetari Ilazi tha se arsimi nuk është vetëm parapërgaditje për një jetë më të mirë, por është vetë jeta që çdo ditë e jetojmë. Nga ana tjetër Kryetari i Kvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli, përgëzoi nxënësit dhe arsimtarët për fillimin e punimeve, ndërsa shtoi se tashmë sfida më e madhe mbetet integrimi i të rinjëve në tregun e punës. Kryetari Veseli tha se banorët e kësaj ane duhet të jenë krenar për emrin që bartë kjo shkollë, duke shtuar se është obligim i secilit të punojmë për një Kosovë më të mirë, ashtu siç ishte ideali i vetë dëshmorëve tanë. Nga ana tjetër Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami, përmendi kontributin e Kryetarit Ilazi për rregullimin e infrastrukturës shkollore në Kaçanik, ndërsa shtoi se kjo shkollë do të jetë një objekt modern që do t’i plotësoj nevojat për mësimdhënie dhe mësimnxënie. Ministri Bajrami tha se shumë shpejt do të fillojnë punimet në ndërtimin e objektit shkollor në Glloboqicë si dhe në ndërtimin e qerdhes publike. Nga ana tjetër Drejtori i Shkollës Fillore “Qamil Ilazi” Fadil Krasniqi, falënderoi të gjithë ata që kontribuuan në fillimin e ndërtimit të kësaj shkolle, ndërsa foli më gjerësisht për historikun e shkollës “Qamil Ilazi”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …