Vendoset pllaka në vendet ku ishte riorganizuar lufta e UÇK-së në Zonën Operative të Karadakut

U vendosen pllaka në vendet ku ishte riorganizuar lufta e UÇK-së në Zonën Operative të Karadakut

Pas 18 viteve, në vendet ku është organizuar dhe drejtuar lufta e ZOK të UÇK-sëu  vendosen pllaka. Në shpalosjen e pllakave të UÇK-së, në Selinë e Shtabit të Zonës Operative të Karadakut në “Kishnapole” dhe në lagjen e Dubovëve të Gadishit. Pas shumë viteve përsëri kthehemi aty ku pas ofensivave të Prillit 1999 në Malsinë e Zhegocit dhe të Marecit, e filluam riorganizimin e UÇK-së në Zonën Operative të Karadakut! Shpalosja e pllakës se UÇK-së në Selinë e Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së në Serpka të Kishnapoles dhe ne lagjen e Dubovëve ishte moment madhështor e i lavdishëm, por edhe shumë i rëndë e trishtues njëkohësisht! Kanë kaluar mbi 18 vite pas luftës, dhe pllaka në ato vende ku është riorganizuar e udhëhequr lufta e Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së vjen me kaq shumë kohë vonesë!… Këto  të vërtetave të mëdha dhe reale, të cilat jo vetëm nuk e zbehin madhështinë luftarake të luftës tonë të drejtë e të shenjtë kundër pushtuesve serb, por i japin dimensione edhe më të mëdha e të lavdishme, të cilat do të jenë gjithnjë e gjithmonë të nderuara nga gjeneratat që do të vijnë dhe nga historia do të vlerësohen me profesionalizëm. ka shkruar  Ismet Sylejmani ish – shef për informim dhe zëdhënës i Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …