Në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë, më shumë se dy dekada më parë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte selinë e Shtabit Qendror të kësaj organizate. Në periudhën 1994-1997, në këtë seli u morën vendime të rëndësishme për veprat konkrete për rezistencë ndaj pushtuesit serb, nga UÇK-ja. Pikërisht në këtë vend sot OVL-UÇK ka bërë zbulimin e një pllake përkujtimore të Shtabit të Qendror, në nderim të të gjithë atyre që kanë kontribuar dhe sakrifikuar për lirinë e Kosovës. Kryetari i kësaj organizate Hysni Gucati tha se në këtë datë të muajit të nëntorit, kujtohet e kaluara dhe sakrifica e gjithë atyre kanë ra për liri të vendit. E sipas tij, vetëm në këtë formë ndërtohet e ardhmja e sigurt. Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm, Nait Hasani tha se gjatë kësaj kohe në forma ilegale e organizata patriotike punuan atdhetarë të ndryshëm nga Adem Demaçi, e deri në shpërbërjen e Jugosllavisë. Në zbulimin e kësaj pllake përkujtimore morrën pjesë Rexhep Selimi, Bislim Zogaj, e ish-luftëtarë të tjerë. Gjatë ditës është bërë edhe zbulimi i një pllake të Shtabit të Qendror të UÇK-së., në Bregun e Diellit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …