Sot është bërë vënia e gur-themelit të pikë-kalimit kufitar në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë në Merdare. Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e vlerësoi vënien e gur-themelit në pikën kufitare me Serbinë dhe tha se ky është rezultat i drejtpërdrejt i dialogut, i cili nuk ka kaluar pa vështirësi dhe është një dëshmi se përmes dialogut duhet t’i zgjidhim problemet me fqinjët tanë. Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, tha se si pjesë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë edhe krijimi i pikave të përbashkëta të menaxhimit të kufirit. Ndërsa, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, tha se vënia e gur-themelit në Merdare është dhurata për ditëlindjen e 9 të shtetit tonë të ri.
