Vendosja në Shqipëri të një shtabi të Forcave Operacionale Speciale Amerikane, u ndërmor në një moment krize në rajon

Vendosja në Shqipëri të një shtabi të Forcave Operacionale Speciale Amerikane, u ndërmor në një moment krize në rajon

Vendosja në Shqipëri të një shtabi të Forcave Operacionale Speciale Amerikane, që u njoftua të enjten, është konsideruar një lajm i mirë edhe prej ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku. “Ngritja e këtij shtabi është një lajm i shumë pritur, vjen natyrshëm për vendin tonë, pasi marrëdhëniet me SHBA, janë në nivelin më të lart”, thotë. Ngritja e këtij shtabi vjen në një moment jo dhe aq të qetë për rajonin. “Është një përgjigje për këdo, dhe për influencat ruse, kineze”, shprehet Kollçaku. Një përgjigje e drejtpërdrejtë i jepet Rusisë, thotë gjeneral Kollçaku dhe influencave që kërkon të ketë në rajon përmes Beogradit. “Ky është moment për t’u treguar të gjitha ata që kanë qëllime jo të mira, agresive ndaj rajonit tonë, të mendohen mirë. Kushdo, edhe për disa forca të verbra në rajon që janë ende reminishenca të së kaluarës për disa element të Bosnjës apo armatimin në fqinjin tonë verior, Serbia. Duhet të mendohen mirë, se rajoni ka vetëm një destinacion NATO dhe BE”, tha ai. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …