Më të dashurit tonë, Prof. Dr. Mehdi Polisit
Një jetë të tërë nuk u kurseve
Veç për shkencë e dije
Mund e djersë derdhe mbi fletë
Në shtigje diturie.
Nuk shteret lumi që rrjedh mbi shtrat
Nuk shuhen dijetarët që derdhin dije e dritë
Ashtu vepra jote madhërohet
Për brezat që ke përcjellë e ke pritë.
Nuk kurseve veten për breza rinie
Se deshe sikur Ti, edhe ata të korrin dije
Nuk pranove përkulje as sfida të jetës
Për hir të dijes, atdheut e së drejtës.
Ashtu si Samiu që e bëre të flas shqip
Vepra jote për ne forcë e dritë
Enciklopedia e tij sot më e çmuar se kurrë
Ashtu edhe puna jote, na bën me u mburrë.
Veprës tënde të çmuar nderime e lavdi
E ne do të kujtojmë, të fortë, ashtu siç ishe Ti
Mburrja e krenaria, shtigjeve të jetës le të mbetet
Kujtimi për ty asnjëherë nuk do të tretet.
Qerimane Polisi
28 maj, 2014
Prishtinë
Agim Vinca
Memento mori!
M. Polisit
Në Dragodan apo në Dobovjan
Krejt një është:
Tokë, dhe, gurë…
Pak qiell përmbi.
Veç Drini rrjedh atje e këtu jo
Drini im i Zi.
Në Dragodan apo në Dobovjan
Krejt nji…
Memento mori!
Prishtinë, 24.05.2014