Veprimtarët e ish Fondit “Vendlindja Thërret” për Amerikë dhe Kanada si dhe Themeluesit e Organizatorët të Formacioneve Ushtarake të UÇK-së, të Batalionit Atlantiku në SHBA, kanë reaguar lidhur me Aktakuzën e Gjykatës Speciale kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqi. Aktakuza dhe dërgimi në Hagë, nga Gjykata Speciale, për Hashim Thaqin, kryetar i Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ish kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i PDK – së, Rexhep Selimi deputet, dhe Jakup Krasniqi ish Kryetar i Kuvendit, është vazhdimësi e padrejtësisë ndërkombëtare ndaj themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rezistenca aktive e shqiptarëve ndër shekuj, bartë në vete sakrificat sublime të brezave të Kombit Shqiptar ndër shekuj për çlirim e liri kombëtare e cila kulmoi me UÇK-në thuhet në reagimin e veprimtarëve të ish Fondit Vendlindja Thërret për Amerikë dhe Kanada.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …