Veprimtari dhe luftëtari i lirisë, Sadik Halitjaha filloi dëshminë e tij në gjykimin që po mbahet në Hagë kundër krerëve të UÇK-së

Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 35-të, ka filluar paraqitjen e tij  Sadik Halitjaha, ish-zëvendëskomandant në Zonën Operative të Pashtrikut, në gjykimin që mbahet kundër krerëve të luftës së UÇK-së,  Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Fillimisht, Sadik Halitjaha i ka përshëndetur çlirimtarët, bashkëluftëtarët e tij. Pyetjet për këtë dëshmitar ka filluar  t’i parashtrojë Zyra e Prokurorit  përmes prokurorit, Xhejms Pejs. Prokuroria ka paraparë 2 orë që ta marrë në pyetje këtë ish eprorin e UÇK-TMK-së, veprimtarin e mirënjohur, Sadik Halitjaha,  ndërsa ekipet mbrojtëse kanë paraparë rreth 14 orë e gjysmë. Para fillimit të dëshmisë së dëshmitarit të 36-të, kryetari i trupit gjykues, Çarles Smith III, ka urdhëruar që disa dokumente të riklasifikohen si konfidenciale. Po ashtu, edhe disa dokumente janë pranuar si prova materiale.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …