Pas një pauze të gjatë nga jeta politike, mjeku dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Kosovës, doktor Pleurat Sejdiu, ka vendosur të rikthehet në politikë. Ai do të garojë për një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, si pjesë e listës së PDK-së. Doktor Sejdiu është i njohur për rolin e tij të hershëm në formimin e PDK-së, duke qenë një ndër figurat kyçe së bashku me personalitete si Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi. Gjatë karrierës së tij politike, ai ka shërbyer si sekretar i Ministrisë së Shëndetësisë, ku dha një kontribut të rëndësishëm në administrimin e sektorit shëndetësor. Pas përfundimit të mandatit në politikë, Sejdiu u kthye te profesioni i tij i mjekësisë, ku ka vazhduar të punojë për shumë vite. Rikthimi i tij pritet të sjellë një përvojë të re në garën politike, ndërsa PDK-ja po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme me figura të njohura dhe të reja në listën e saj.
Kontrolloni gjithashtu
Zyra e Prokurorit e Gjykatës Speciale, në Hagë, ka pushuar hetimet kundër Halil Çadrakut
Udhëheqësi i ekipit mbrojtës të Halil Çadrakut, avokati Arianit Koci, ka bërë me dije se …