Veprimtari dhe shkrimtari, Avni Dehari i përuron veprat e tij në 5 qytete të ndryshme të Zvicrës

Veprimtari dhe shkrimtari i shquar Avni Dehari i përuron veprat e tij në pesë qytete të ndryshme të Zvicrës

Veprimtari dhe shkrimtari, Avni Dehari, përkundër sfidave me të cilat u ballafaqua në jetë, mbetet një figurë e ndritshme shqiptarie, jo vetëm si personalitet më vete, por edhe si krijues që vazhdimisht begaton trungun tonë letrar me botime të reja. Kur e themi këtë, kemi parasysh edhe veprave të tija të posa pezantuara, që për një javë rresht tërhoqën vëmendjen e mërgimtarëve tanë në qytetet më të mëdha të Zvicrës, filluar nga Gjeneva, Berna, Cyrihu, St. Gallenit, e deri te Badragazi.

Sa i përket St. Galenit, në javën që lamë pas nën drejtimin e poetit Isuf Sherifi, kryetar u SHKSH “Mëmëdheu”  u mbajt edhe një promovim parafundit i dy librave me autorë Avni Dehari : “ALI ALIU KELMENDI Ringjallja e Prometheut” dhe të librit monografik “Arif Seferi në shërbim të popullit” me bashkautorë: Avni Dehari dhe Destan Hajdini.

Ndonëse në këtë prezantim nuk ishte numri i pritur i artdashëve, megjithatë, të pranishmit edhe përmes diskutimeve e komunikimit me autorë, shprehën interesim për përmbajtjen e këtyre librave më shumë se monografike, pasi në to shkruhet për figura dhe periudha të caktuara historike kanë peshë e që nxisin kërshërinë e lexuesit. Në mungesë të Hydajet Hysenit, gjatë kësaj mbrëmje vështrimin e shkruar nga ana e tij e lexoi veprimtari, Agush Buja, nga Shoqata “Lëvizja”, që po ashtu ishte pjesë e këtij organizimi.

Ali Aliu Kelmendi, një atdhetar i devotshëm i Çështjes Kombëtare

Në vështrimin analitik të kryetarit të Shoqatës së të Burgosurve Politikë të , Hydajet Hyseni, përkujtohen momentet krijuese që ndërlidhen me autorin e librit, Avni Dehari, duke shkruar në veçanti për personalitetin shumëdimensional të Ali Aliut-Kelmendit, një atdhetari të devotshëm të Çështjes Kombëtare, i cili tërë jetën ishte angazhuar në rrugën e lirisë për bashkimin e trojeve të Shqipërisë.

“Nuk ka qenë e lehtë për autorin ta shkruajë këtë libër meqë veprimtari, Ali Aliu ka një biografi tejet të pasur me të dhëna të shumta të aktivitetit të tij atdhetar, qysh nga Lufta e Dytë Botërore, ku ai mori pjesë në luftën Antifashiste dhe vazhdoi aktivitetin e tij deri te lufta e UÇK-së dhe e çlirimit të Kosovës nga robëria shekullore sllave e serbe, thuhej në shkrimin e Hydajet Hyseni i cili vlerëson po ashtu përkushtimin dhe ruajtjen e materialeve në periudha të ndryshme, në mënyrë që autori Avni Dehari, ti begatojë ato deri në nivelin maksimal, duke e pasuruar këtë monografi që të jetë tash kaq voluminoze- mbi 700 faqe”…

Arif Seferit një atdhetar i devotshëm i derës së madhe të Seferve

Ndërkaq një vështrim për librin e dytë: “ Arif Seferi në shërbim të popullit” të autorëve Avni Dehari dhe Destan Hajdini e ka shkruar Qazim Hajzeraj, i cili veçmas ndalet tek ajo pjesë e veprimtarisë së Arif Seferit që ndërlidhet edhe me trungun e familjes së shquar atdhetare, Seferi.
Përkujton se : “Jetojmë në një kohë kur antivlerat kanë dale në sipërfaqe, kurse vlerat e vërteta ose mohohen, ose zbehen, e bile edhe shtrembërohen për interesat e politikes se ditës. Janë shkruar e po shkruhen nga dita ne dite vepra qe si qellim kanë jetëpërshkrimin e jetës dhe veprës se njerëzve qe kontribuuan për çështjen kombëtare. Ne shume prej tyre autoret ne vend qe te flasin për personazhin e veprës me tepër flasin për vehten e tyre, te bëmat e tyre dhe « këshillat qe u  paskan dhënë personazheve te tyre », ndryshe veprojnë autorët Dehari dhe Hajdini duke u shpreh gjithnjë ne veten e dyte. Nuk duhet te jete e vështirë te bësh portret dëshmorësh, por shume e vështirë duhet të jetë, të gjesh fjalët për ti përshkruar ata ne tërësinë e tyre madhështore, pasi vepra e tyre është mbi lartësinë e çdo përshkrimi qe mund tu bëhet atyre.

Më tej Hajzeraj nënvizon se : “Jam i nderuar te them disa fjale për Monografinë «Arif Seferi» te autoreve Avni Dehari dhe Destan Hajdini, që ne mënyrë te thuket e vërtetojnë thënien e popullit se « Dardha pike nën dardhë», duke përshkruar historikun e familjes Seferi. Qe nga prejardhja e tij nga fshati Sefer si vendlindje e  burrit të madh te kombit – Idriz Seferit e deri te vet prindërit e vet, i ati Isufi qe qysh herët iu kundërvu pushtuesit turk dhe si pasojë shtëpia e tyre digjet dy here. E te njëjtën rruge pa asnjë ngurrim e vazhdoi edhe Arifi, i cili qysh ne moshe te re u brumos me tregimet e te pareve te tij për te bëmat e Idriz Seferit me shoke ne te mire te çështjes kombëtare.

Kronist që regjistruan jo vetëm figura por edhe përudha të bujshme kohore

Duke na sjell ne kronikë jetën e dëshmorit, autoret na sjellin e edhe kroniken e luftës ne vazhdimësi që beri populli ynë ne kohen kur jetoi dëshmori .  Në kroniken jetësore te Arifit, autoret qesin ne pah edhe marrjen e tipareve të një pjesëmarrësi aktiv te heroit ne përplasje jo vetëm me jetën por edhe me pushtuesin.  Duke vazhduar me pjesëmarrjen aktive ne ngjarjet e vitit 1968 qe kishin shpërthyer në mbarë hapësirën shqiptare ne përmasa e forma te ndryshme.

Ne vazhdim autoret na sjellin dhe qëndrimin e Arifit , qe ishte edhe qëndrim i LPRK-se se : «..duhet ti prijmë çështjes dhe duhet ta çojmë përpara,  duke e zgjedhur atë pa kurrfarë kompromisi. Me këtë kurojmë bashkimin e te gjitha trojeve shqiptare, pra ky do te jete sovraniteti ynë » thënie kjo e Arifit në kohën kur po bëhej referendumi mbi sovranitetin e Maqedonisë,  qe Arifi dhe LPRK-ja e kundërshtonin me forcë.

Hapësirë te veçantë ne këtë jetëpërshkrim për dëshmorin autoret i japin edhe opinioneve të bashkëveprimtarëve te Arifit rreth jetës dhe veprës se tij. Autori i këtij vështrimi shpreh gjithashtu respekt edhe për shoqatën “ Lëvizja”, qe vazhdimisht po bën përpjekje qe te qitet ne dritë veprimtaria e Organizatës dhe e veprimtarëve të Lëvizjes Popullore të Kosovës, siç është rasti edhe me këtë monografi dhe të shumë aktiviteteve të tjera, përfundon në shkrimin e tij, Qazim Hajzeraj.

 Autori Dehari, me volum e argumente ju jep jetë figurave të kombit 

Në fund, autori i librit, Avni Dehari ka spikatur faktin jo vetëm përmes librit të tij voluminoz e me peshë të rëndësishme edhe për gjeneratat e ardhshme, se Ali Aliu-Kelmendi, gjatë tërë jetës së tij nuk i devijoi bindjet dhe qëndrimin e drejtë atdhetar, edhe pse regjimi jugosllav e kishte arrestuar, persekutuar dhe e kishte mbajtur në burg disa herë, duke e degdisur edhe në burgun famëkeq të Goli Otokut. Krejt në fund autori lexoi edhe një fragment që tërhoqi vëmendjen dhe u prit me duartro kitje nga të pranishmit.

Ndërsa disa nga të pranishmit u ndërlidhen në bisedë lidhur përmbajtjen e veprave, por me pyetje drejtuar autorëve për tema që lidheshin me personazhet që trajtoheshin në këto dy monografi që patën pesë prezantime në qytetet e mëdha të Zvicrës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi: Komunat po performojnë më mirë se niveli qendror në investime kapitale

Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, deklaroi në se  niveli lokal …