Fatmir Brajshori: Masakra në familjen Brajshori

Veprimtari, Fatmir Brajshori, nuk e pranon autoritetin e Gjykatës Speciale, raciste dhe me të drejtë nuk i përgjigjet asaj

Prokuroria e Gjykatës Speciale ka ftuar në hetime edhe intelektualin e veprimtarin,  Fatmir Brajshori. Ai përmes një postimi ka njoftuar se ftesa i ka ardhur nga Specialja, por, si nuk  është precizuar nëse është i ftuar në cilësinë e të dyshuarit apo dëshmitarit. Brajshori  ka bërë të ditur për opinion se ka vendosur që të mos i përgjigjet kësaj ftese sepse, “nuk e njohë këtë Gjykatë  Speciale të Hagës”. “Unë e refuzoj ftesën ngaqë s’kam arsye përse t’i përgjigjem nëse gjatë viteve 1998-2000 s’kam jetuar në Kosovë dhe këtë ftesë dërguar personit tim, do të duhej shfrytëzuar organizatat e dala të luftës, që Gjykatën ta shpallë si inekzistente dhe Kuvendi i ri i Kosovës ta shfuqizojë vendimin që kishte marrë aso kohe, ai “Kuvendi i turpit”, shkroi mes tjerash Fatmir Brajshori, veprimtar, i burgosur politik dhe autor i shumë veprave.

 

Kontrolloni gjithashtu

Përplasje verbale në Kuvendin e Prishtinës për Planin Zhvillimor Komunal 2025–2033

Një përplasje verbale ka ndodhur sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës ndërmjet ish-nënkryetarit Dardan Sejdiu …