Veprimtari Hebib Shehu nderohet me Çmimin e Diasporës “ Mërgata e Kaçanikut 2017”

Me një ceremoni solemne para shumë mysafirëve të nderuar, të premten në Pallatin e Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik, veprimtari kaçanikas Hebib Shehu, është nderuar me Çmimin e Diasporës “Mërgata e Kaçanikut 2017” . Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, ishte i pranishëm në këtë aktivitet, ndërsa vlerësoi dhe çmoi lartë veprimtarinë e palodhshme atdhetare të Agës Bib. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe ish Presidenti i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu si dhe Profesori i nderuar Dr. Lul Raka. Sipas komunikatës së Shoqatës “Kaçaniku”, Çmimi i Diasporës “ Mërgata e Kaçanikut” do t’u jepet personaliteteve dhe organizatave, shoqërive e klubeve në sferën ekonomike, kulturore, rinore, sportive, etj. që janë dalluar në punën dhe kontributin e tyre në lëmi të ndryshme. Ky çmim do t’u ndahet atyre personaliteteve që gjatë gjithë jetës dhe karrierës së tyre nuk kanë pushuar së punuari dhe asnjëherë nuk janë lodhur në angazhimet e tyre për ngritjen dhe avancimin e çështjes kombëtare, të ngritjes dhe forcimit të arsimit, dijes dhe kulturës, të mirëqenies së qytetarëve dhe të mirave të përgjithshme! Për këtë vit, për herë të parë Çmimi “Mërgata e Kaçanikut 2017” iu nda zotit Hebib Shehu për kontributin e tij jetësor në çështjen e atdheut.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …