https://www.radiokosovaelire.com/veprimtari-mehmet-musa-i-ka-derguar-telegram-ngushellimi-familjes-se-qerim-kelmendit-me-rastin-e-vrasjes-mizore/

Veprimtari, Mehmet Musa i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së Qerim Kelmendit, me rastin e vrasjes mizore

E nderuar dhe shumë e respektuar familja Kelmendi! Të dashur vëllezër e motra të Qerim Kelmendit, i nderuar fis e farefis i Qerimit, të çmuar ju invalid, veteran e shokë të pushkës e të idealit të Qerim Kelmendit!

Ajo pushkë Qerim që t‘vrau ty,

vrau Kelmendin shpi për shpi,

vrau shqiptarinë bytevi!

Prandaj ju lutemi pranoni edhe lotët tonë, që të bashkohen gurrë me lotët tuaj për vrasjën makabër,që ndodhi  me 27 shkurt, në mes të natës, para derës së shtëpisë së Tij, ndaj,  themeluesit dhe organizatorit të orëve të hershme të celulave të UÇK-së, ndaj luftëtarit të paepur, e veteranit të UÇK-së ,20 vite pas çlirimit! Lajmi i zi i 27 shkurtit, tronditi thellë në mendje e në zemër çdo shqiptar e shqiptare të ndershëm të Shqipërisë natyrale, zemrimin në zemrat tona ,nuk do ta mbulojnë ditët, muajt e as vitet, ajo që ndodhi dje Qerim vëllai mbi trupin tënd nga njerçz edhe më të zi se nata, nuk është për të na habitur, sepse kështu ndodhi, më 29 mars,1925 ndaj Bajram Currit, me 14 gusht 1933 ndaj Hasan Prishtinës, ndaj Gurakuqit e Avni Rrustemit, me 17 janar ndaj vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës, me 12 janar 1984 ,ndaj Rexhep Malës e Nuhi Berishës, me 4 nentor 1989 ndaj Fahri Fazliut e Afrim Zhitisë. Dhe tani vëlla Qerim ty të erdhi radha që të shtien mbi trupin tënd armiqt e perbetuar të kombit shqiptar, vetëm e vetëm pse e deshe Atdheun më shumë se vetën tuaj, pse rroke pushkën për ta çliruar nga bishat barbare serbe, dhe pse një jetë të tërë ja kushtove të shtrenjt[it Atdhe, dhe asgjë nuk kërkove as grada, ofiqe, karrige e poste nga i shkreti Atdhe!

Kriminelët dje të vranë e të dogjën trupin tëndë, o Qerim burri, por ata gabohen rendë se emrin tëndë, pushkën tënde, burrërinë, fisnikërinë e trimërinë tënde ndër shekuj dhe breza nuk mundë ta vrasin dhe shuajn,sepse Ora  jote do ti ndjekë hap pas hapi deri në vrimën e miut.

E  emrin tënd dhe të Ardian Krasniqit, që në djep nënat tona do i perkundin dhe do t i këndojnë fëmijët me ninulla duke ua treguar trimërinë dhe luftën Tuaj që bëtë në stacionin e policisë serbe në Kliqinë!!!

Shokë të pushkës të  Qerim Kelmendit, fis e farefis, vëllezër e motra të Qerimit, qëndroni të fortë ashtu sikur ka qenë Qerimi i fortë, dhembjen e madhe që kemi ta ndajmë së bashku e ta shndërrojmë në forcë që ishte moto e tërë jetës së Qerim Kelmendit!

Lavdi për jetë të jetëve, jetës dhe veprës, trimërisë dhe burrërisë së Qerim Kelmendit!

Me lot në sy pran jush në këto momente të rënda për juve;

Mehmet Musa me familje.

Mërgim me,28 shkurt 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …