Zëra titistësh të vjetër, qyqarë të tretur nëpër botë, tani kinse të konvertuar në “demokratë të rinj”, tani, në kohën e lirisë së çoroditur të fjalës, guxojnë të flasin kundër udhëheqësit të madh kombëtar, Enver HOXHA. Por, le ta dinë edhe ata përse Enver HOXHA duhet përkujtuar dhe respektuar përjetësisht. Këta pinjollë të neofashistëve politikë le ta dinë se Enver Hoxha, në krye të Frontit Nacionalçlirimtar ka çliruar shtetin shqiptar nga armiqtë fashistë italianë e nazistët gjermanë, në një luftë të hapur dhe të pa kompromis. Luftë kjo që e ka çuar me sukses edhe kundër të gjithë kolaboracionistëve dhe armiqve të popullit, bashkëpunëtorëve të regjimeve koloniale italo-gjermane (më herët italo-jugosllavë: Ahmet Zogolli e klika e tij feudale), duke mos lejuar që këta të vijnë në pushtet. Prej hirit dhe shkrumbit të shkatërrimeve të luftës u ngrit një Shqipëri e re, socialiste, gjithnjë e më fuqishme brenda dhe jashtë. Enver Hoxha ishte ai që supervizoi zhvillimin e përparimin e përgjithshmen të saj, pasi mjaft vite u mbajt në prapambetje e mjerim kolonial jugosllav, italian, gjerman. Zhvillimi ka qenë një proces gradual, përmes të cilit u sigurua fuqizimi ekonomik i vendit, në përputhje me parimin e përdorimit racional (e vetëm për shqiptarët) të pasurive e begatshme natyrore dhe të potencialeve njerëzore. Duhet theksuar vrullin jashtëzakonisht të madh me të cilin u rrit industria kombëtare. Para Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria kishte mbi tetëdhjetë për qind të popullatës së saj në fushën e bujqësisë. Në vitin 1950, industria solli 7% prej të ardhurve të tëra ekonomike të shtetit. Ndërsa në vitin 1980, industria zinte përafërsisht 45%. Kjo rritje e madhe kishte baza të shëndosha ekonomike dhe një politikë korrekte të mospranimit të kredive dhe të balancimit të situatës së importeve në raport me eksportet e vendit. U ndërtuan shumë fabrika, uzina dhe kombinate.
Me radhë, përmendim realizimet e rëndësishme në këtë fushë: -Ndërtimi i fabrikës së drurit në Elbasan, i hidrocentralit “Lenin”, i Fabrikës së Tekstileve “Stalin” në Tiranë, i fabrikës së çimentos në Vlorë, i punishteve të pambukut në Fier e Rrogozhinë, i fabrikës së cigareve në Shkodër, gjatë viteve 1951-195; – Përfundimi i ndërtimit të hidrocentralit “Karl Marks” mbi lumin Mat, i rafinerive të naftës në Cërik, i rafinerisë së sheqerit në Maliq, i fabrikës së qelqit në Tiranë, i fabrikave të konservave të peshkut dhe të perimeve në Vlorë, gjatë viteve 1956-1960; – Mbarimi i fabrikës së çelikut në Elbasan, “Çeliku i Partisë”, i uzinës për përpunimin elekrolik të bakrit në Rubik, i fabrikës së sodës kaustike në Vlorë, i uzinës së makinave bujqësore në Durrës, gjatë viteve 1961-1965; – Krijimi i fabrikës së çimentos në Elbasan dhe në Krujë, i kombinatit të tekstileve në Berat, i fabrikës së qilimave, i uzinës së plehrave azotike dhe i uzinës së superfosfatit në Laç, i fabrikës së pjesëve të vogla për prodhimin e sodës kaustike, të acidit sulfurik, të produkteve të gomës, të këpucëve, të vajrave vegjetale, etj., gjatë vitit 1966-1970; – Ngritja e
hidrocentralit në Vaun e Dejës mbi lumin Drin dhe të asaj np Fierzë; realizimi i kombinatit të tekstileve, të laboratorit të fizikës bërthamore, të qendrës së parë të kompjuterizuar elektronike gjatë vitit 1971-1975; – Përfundimi i kombinatit të traktorëve “Enver Hoxha” në Tiranë (1979), i kombinatit metarulgjik në Elbasan. I makinerisë së naftës në Balsh etj. , gjatë viteve 1976-1980. I kemi përmendur të gjitha këto për të dëshmuar shumëllojshmërinë e degëve industriale të Shqipërisë socialiste, me një ekonomi të fuqishme funksionale, që punësoi mijëra e mijëra shqiptarë.
Prodhimi i naftës bruto, që nga 1950 deri me 1973 u rrit 73 herë, i mineraleve 106 herë, i makinerive 235 herë, i industrisë ushqimore 56 herë, i industrisë së lehtë 65 herë, etj. U mbollën fiq, vreshta, rrënje gështenja, ullinj, molla, kumbulla, qershi, pjeshka, agrume, etj. Bujqësia nuk kishte një zhvillim aq të theksuar sa industria, mirëpo kjo është e logjikshme, sepse një ekonomi nuk mund të zhvillohet duke pasur si fushë kryesore bujqësinë. Shqipëria ishte gjithashtu vendi i tretë në botë pas Afrikës së Jugut dhe Bashkimit Sovjetik dhe prodhonte një të tretën e bakrit botëror. Shteti refuzonte të merrte borxh, kredi nga jashtë.
Shqipëria kishte tregti me 50 vende dhe importonte vetëm mallra që bënin balancimin me eksportin. Arrritje të mëdha u bënë edhe në të gjitha fushat shoqërore. Në gjithçka ishte rregull. Shteti ishte shtet dhe institucionet nuk lejuan që kriminelët e mafiozët ta mbysin!… … … KU JANË SOT TË GJITHË
KËTA? KU ËSHTË SHQIPËRIA E DIKURSHME E PAVARUR, SOVRANE DHE E ZHVILLUAR?
Në hijen e ndritur të historisë… E zhdukën hajnat, hajdutët, njerëzit e pa princip, pa kurrizorë, pra tradhtarët e mjeranët e Kombit Shqiptar!!
Shqipërisë i vidhet industria e shkatërruar dhe varet ekonomikisht e politikisht nga fqinjët e saj antishqiptarë. E rrënjosur nga shërbime të ndryshme sekrete, në veçanti nga ish UDB-ja serbe dhe Asfalia greke, ajo kaloi nën zjarrin e tragjedisë së vitit 1997, me përmasa vëllavrasëse, të nxitur pikërisht kur në Kosovën shqiptare u ndezën shkëndijat e para të Luftës Çlirimtare. Shteti i tanishëm gjysmëshqiptar është e kundërta (antipode) e Shqipërisë së Enver Hoxhës edhe nga pikëpamja e politikës së jashtme. Dihet, synimet e jugosllavëve ishin ta shëndrrojnë Shqipërinë në një republikë të shtatë të ish RSFI-së. Tito doli me idenë e Federatës Ballkanike, duke synuar të gëlltisë kafshatën e madhe të shtetit shqiptar (fakt që i solli prishjen me Bashkësinë Sovjetike, duke marrë parasysh revizionzmin e Titos). Pastaj, Enver Hoxha kishte mjaft fuqi të prishë lidhjet edhe me Bashkësinë Sovijetike të Hrushovit, edhe me Kinën e Mao-s, në momentet kur këta i kërkuan një “riafrim”””pajtues” me Jugosllavinë.
Enver HOXHA kishte kundërshtuar rreptësisht kolonializmin sllav e jugo-sllav, kishte shpëtuar Shqipërinë nga pushtimi titist jugo-sllav dhe e mbajti flakën e shqiptarizmit dhe unitetin e pashuar në Kosovën e shtypur nga hordhitë çetnike serbe. Lë të shkëpusim një citat nga libri “Kosova është shqiptare, mbetet shqiptare dhe i përket Shqipërisë”: “Qëndrimi ynë ka qenë dhe është që vëllezërit tanë që jetojnë në Jugosllavi, në Kosovë, në Mal të Zi, dhe në Maqedoni janë në vatrat e tyre, në tokat shqiptare. Këto janë grabitur nga serbomëdhenjtë, nga malazezë, me ndihmën e Fuqive të Mëdha imperialiste të asaj kohe. Ato i përkasin Shqipërisë. Në rast se vendoset hegjemonia serbe në Jugosllavi, do të kthehet edhe me keq se ç’është sot, një vend me diktaturë të hapët fashiste, e cila do të shtypë egërsisht popujt dhe do të vendoset terror i zi. Për kosovarët, dominimi serbomadh do të jetë i tmerrshëm. Do të vijë koha kur kosovarët do të luftojnë akoma më mirë, më shumë e më fortë për të fituar lirinë, sovranitetin. Shqiptarët që banojnë në trojet e veta kombëtare në Jugosllavi do të vendosin se me cilin shtet të bashkohen. Do të vijë koha që ata të thonë fjalën e tyre. Ne vet, me duart tona, me forcat tona, do ta ndërtojmë këtë unitet të shtetit shqiptar. Këtë detyrë të shenjtë na i kanë lënë amanet ta plotësojmë të parët tanë. Ne mos arriftë brezi ynë që ta plotësojë atë, duhet të përgatitemi fushën që djemtë dhe vajzat tona të kryejnë këtë detyrë ndaj mëmës sonë të dashur – SHQIPËRI”. Nën regjimin e represionit serb, të gjithë atdhetarët e intelektualët shqiptarë, mbarë popullin i ktheu sytë drejt Shqipërisë, ndërsa as Enver HOXHA nuk harroi pjesën e kolonizuar të kombit, duke u treguar jugosllavëve gjakpirës: “MOS LUANI ME ZJARRIN, SE PO LUAJTËT ME ZJARRIN, DO TË DIGJENI VETË NË TË..!”
Enver Hoxha ka qenë dhe mbetet udhëheqësi i të gjithë shqiptarëve. Për të cilën titistët e djeshëm e të sotëm gjithmonë do të dridhen prej ankthit. Prandaj, larg duart nga Heroi Kombëtar-ENVER HOXHA. (*)
Autorja është anëtare e Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK). Gjakovë (Shqipëri Etnike), 18 tetor 2013