Vera e sivjetme falë punës së fermerëve më e bereqetshme

Kjo verë në Komunën e Skenderajt krahasuar me vitin e kaluar ka qenë më e bereqetshme sa i përket rendimenteve me grurë, elb dhe tërshërë.

Rendimentet mesatare për 1 ha grurë kanë qenë 4000 kg,  për elb 2500 kg/ha, ndërsa për tërshërë 2100 kg/ha. Krahasuar me rendimentet mesatare të grurit për vitit e kaluar që kanë qenë 3000 kg/ha, del që vera e sivjetme ka qenë shumë më e bereqetshme, falë punës së fermerëve dhe kushteve më të favorshme meteorologjike.

Gjatë fushatës së korrje-shirjeve kanë qenë të angazhuara 102 autokombajna, ndërsa çmimi i korrjes, i rekomanduar nga MBPZHR në vlerë prej 100 eurosh për hektar, është respektuar nga auto-kombajnerët.

Vlen të theksohet që fushata e korrje-shirjeve ka përfunduar pa probleme të evidentuara ndërsa fermerët kanë qenë të kënaqur me rendimentet e realizuara. Në këtë kuadër Komuna e Skenderajt, përkatësisht DBPZHR, përmes komisionit përkatës ka monitoruar nga afër tërë procesin duke dhënë rekomandime për fermerët dhe pronarët e autokombajnave.

Përndryshe këtë vit në komunën e Skenderajt sipërfaqet e mbjellura me grurë kanë qenë 6950 hektarë, me elb 360 dhe me tërshërë 1450 hektarë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …