Verërat e Kosovës promovohen në panairin “ProWein 2019” në Gjermani

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë – KIESA ka organizuar paraqitjen shtetërore në një ndër panairet më të mëdha ndërkombëtare për verëra ProWein në Dyseldord, Gjermani, ku po promovohen verërat kosovare. Ky është edicioni jubilar, viti i 25-të i organizimit të panairit më të madh në botë për verëra ProWein. Në këtë paraqitje shtetërore nën brendin e njohur globalisht “Kosovo Ready For You” produktet e tyre po i promovojnë pesë kompani kosovare: Bodrumi i Vjeter, Stone Castle, Illyrian Winery, Kosova Wine, Suhareka Wine. Në shtandin e Kosovës, blerës, distributor dhe agjent shitjesh nga anembanë bota po njoftohen nga afër me produktet e kompanive kosovare dhe njëherësh po degustojnë verërat kosovare. Ky panair është një mundësi e mirë për kompanitë kosovare të njihen me trendet e industrisë ndërkombëtare në fushën e verarisë dhe të lidhin marrëveshje eksporti me blerës, distributor dhe agjent shitjesh ndërkombëtar. Panairi “ProWein2019” është i hapur gjatë 17–19 mars 2019, shtandi i Kosovës nën organizimin dhe menaxhimin e KIESA-s, është në Hall 15 / K23.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …