Pajaziti: Zgjedhjet e reja nuk janë në interes të agjendës shtetërore të Kosovës

Veriu është sfida kryesore e vendit, vlerëson Pajaziti

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, gjatë interpelancës së kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa për veriun ka theksuar se veriu është sfida kryesore e vendit. “Veriu mbetet sfida kryesore në vend, debati është shumë pozitiv për qytetarët e vendit. Ne sfidohemi në funksionalizimin e jetës në veri. Dialogu duhet të jetë alternativa e vetme për normalizimin e veriut, që të rregullojmë jetën e njerëzve atje. Procesi i shtet ndërtimit nuk mundet që menjëherë të mënjanojë padrejtësitë historike që i janë bërë Kosovës”. Problem serioz është kontrabanda në veri, për çka ka kërkuar angazhim më të madh institucional. Ai gjithashtu ka thënë se përfshirja e serbëve dhe shqiptarëve në veri duhet të jetë më e madhe.“Zhvillimi i demokracisë dhe prania e qytetarëve në jetën publike të serbëve dhe shqiptarëve. Marrëveshjet janë elementi kryesor i zhvillimit të jetës në veri”, vlerëson Pajaziti.

 

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …