Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Michael Davenport, e vizitoi Komisionin e Pavarur të Mediave

Veriu i Kosovës, nuk mund të ketë kthim në normalitet derisa serbët të kthehen në institucionet e tyre, tha Shefi i OSBE-së, M. Davenport

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Mihael Davenport, konsideron se nuk mund të ketë kthim në normalitet në veri të Kosovës derisa serbët të kthehen në institucionet e tyre. Ai  ka saktësuar  se kryetarët e sapozgjedhur të komunave në veri janë zgjedhur ligjërisht, por se nuk kanë legjitimitet, pasi që zgjedhjet u bojkotuan nga shumica dërrmuese e votuesve serbë të Kosovës”, ka thënë Davenport, duke shtuar se anëtarët e misionit të OSBE-së janë në kontakt të përditshëm me përfaqësuesit e shoqërisë civilë dhe qytetarët. Po ashtu, ai ka theksuar se do të jetë me rëndësi mbajtja e zgjedhjeve të reja, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të gjitha komuniteteve nga veriu i Kosovës. “Nëse të gjitha palët pajtohen, OSBE-ja mund të ofrojë mbështetje për të lehtësuar procesin e riintegrimit të serbëve në veri të Kosovës, në gjyqësori në zgjedhjet komunale dhe në administratat komunale, ka deklaruar, Mihael Davenport.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …