“Verrat e Llukës” së shpejti me pamje të re

Kryetari i komunës së Deçanit z. Rasim Selmanaj, me bashkëpunëtorë të enjten ka pritur në vizitë ministrin e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor z. Ferid Agani, së bashku me stafin e tij, ku nënshkruan një marrëveshje për bashkëfinancimin e projektit ,,Rregullimi i Hapësirës tek vendi i Pajtimit të Gjaqeve “Verrat e Llukës”, në Llukë të Epërme të Deçanit.

Gjithashtu ata nënshkruan edhe një memorandum mirëkuptimit në mes Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe Komunës së Deçanit  për përmbylljen e projektit të ndërtimit të kanalizimit në Deçan.

Me këtë rast i pari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, tha se projekti është realizuar nga Komuna e Deçanit, dhe unë jam falënderues MAPH-së, konkretisht ministrit Agani, me të cilin kemi nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit për fillimin e punimeve.

“Besoj se brenda një muaji do të nisin punimet për rregullim të ambientit në hapësirat e “Verrave të Llukës”, por ne për të realizuar projektin në tërësi, do të kërkojmë mbështetje  edhe tek ambasadat e vende mike në Kosovë, si dhe nga donatorë të ndryshëm, që të na mbështesin më fonde, për të krijuar një ambient siç i ka hije  këtij vendi historik”,  tha ndër të tjera kryetari Selmanaj.

Edhe ministri MAPH-së  z.Ferid Agani tha se ne si ministri e ndjejmë si obligim që të mbështesim projekte siç është ky për rregullimin e ,,Verrave të Llukës’’, me vet faktin se ka një histori ndër shekuj, andaj në vazhdimësi edhe ne si ministri do të bëjmë përpjekje që  të gjemë mjete shtesë e të realizojmë këtë projekt.

Punimet e këtij projekti sipas dy zyrtarëve do të fillojnë brenda afatit prej 30 ditësh, në të cilin projekt, vendi i kuvendit historik “Verrat e Llukës’’, së shpejti do të duket ndryshe, me rregullimin e shtratit të “Lumëbardhit të Deçanit”, rregullimin e hapësirave përreth dhe punë tjera përcjellëse.

Kuvendi i pajtimit të gjaqeve “Verrat e Llukës” është mbajtur me 1 maj të vitit 1990, në të cilin u falen dhe u pajtuan qindra gjaqe, plagosje dhe ngatërresa të familjeve shqiptare anë e kënd Kosovës, dhe është vlerësuar si njëri nga kuvendet më të rëndësishme të historisë shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkolonel Besnik Fana, shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Nën kujdesin e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhë nënkryetarit, z. Sami Cacaj, u …