leoni

Vërshime edhe në komunën e Shtimes

Zyra për Mbrojtje dhe Shpëtim ( ZMSH ), dje dhe sot, në fshatrat e komunës së Shtimes, është duke përcjellë gjendjen e krijuar nga të reshurat.

Sipas Skënder Dautit-përgjegjës për siguri dhe emergjencë dhe Adem Ramadanit-zyrtar për planifikim dhe operativë, gjendja ka filluar të përkeqësohet në ditën e sotme pasi që lumenjtë kanë qenë të fryrë që nga dita e djeshme. Lumi “Shtimjanja”, sot ka dalë nga shtrati ku është mbuluar me ujë një sipërfaqe bukur e madhe e tokës bujqësore, sidomos përreth lumit.

Gjithashtu janë rrezikuar edhe disa shtëpi  banimi në fshatin Muzeqinë, Reçak dhe Rashincë, pasi që uji ka depërtuar në oborre. Ndërkaq, përmbytje të tokës bujqësore dhe të mbjellave ka në Belinc, Carralevë, Reçak, Muzeqinë, Rashincë dhe Vojnoc.

Zyra për Mbrojtje dhe Shpëtim ( ZMSH ) në komunën e Shtimes, përmes zyrtarëve të vet, ka vizituar dhe ka përcjellë për së afërmi këto vërshime dhe ka kontaktuar me banorët e rrezikuar.

Ende është duke u rritur niveli i ujit edhe pse të reshurat kanë pushuar, por sipas zyrtarëve të ZMSH, z. Skënder Dauti dhe z. Adem Ramadani, gjendja pritet të stabilizohet nëse nuk fillojnë prapë të reshurat.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …