Vërshime gjithandej vendit

Gjendje alarmante e vërshimeve po mbretëron gjithandej
vendit. Raportohet se fshatrat Dedaj dhe Lubizhda e Hasit në komunën e
Prizrenit, janë përmbytur si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut. Vërshime
ka pasur edhe në fshatrat Belincë dhe Reçak të komunës së Shtimes. Me këtë
rast, kompania e Ujësjellësit Rajonal ‘Prishtina’ ka njoftuar se ka ndërperë
furnizimin me ujë për këtë pjesë, pasi që e e tërë sipërfaqja ku gjenden puset
nëntokësore, fabrika e përpunimit të ujit, stacioni i pompave dhe rezervuari
kryesor është e vërshuar. Një gjendje e rënduar paraqitet edhe në komunën e
Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Kosova të formojë shpejt institucionet – shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me ofensivë të rrezikshme

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa …