Investimet e shumta që ka bërë komuna e Suharekës, kanë bërë që në rrugën "Xhavit Syla" të mos ketë më vërshime si herave të kaluara. Projekti është i ndarë me dy faza dhe faza e dytë do të vazhdojë në vitin e ardhshëm me hapjen edhe të një kanali për drenimin e ujërave atmosferike.