leoni

Vesel Krasniqi dhe Avdi Morina inspektojnë rrugën, '' Gjergj Kastrioti- Skënderbeu ''

Vesel Krasniqi dhe Avdi Morina inspektojnë rrugën, ” Gjergj Kastrioti- Skënderbeu ”

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, z. Vesel Krasniqi dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, z.Avdi Morina  me zyrtarët e urbanizimit, inspektuan nga afër punimet e kryera deri më tani, të cilat punime janë ndërprerë për shkak të kualitetit  jo të mirë të kryerjes së punimeve nga ana e operatorit ekonomik. Sot, ju bë e qartë operatorit ekonomik, që menjëherë të fillojnë riparimet në aksin rrugor, Malishevë- Banjë dhe  në një periudhë të shkurtër të përfundoj projekti i asfaltimit të këtijë segmenti në bazë të obligimeve kontraktuale, njëkohësisht duhet të bëhet edhe rirregullimi i trotuarëve. Edhe njëherë kërkojmë nga ky operator dhe të gjithë operatorët tjerë ekonomik, që do të ketë zero tolerancë, ku secili operator ekonomik duhet t’i përmbahet në përpikëri obligimeve të dala nga punët e kontraktruara me Komunën e Malishevës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti

Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë,  gjatë një …