Krasniqi: Në krahasim me periudhat tjera vjetore ka rënë dukshëm konsumimi i produkteve nga Serbia

Vesel Krasniqi e pranon detyrën e Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë

Vesel Krasniqi sot zyrtarisht e ka pranuar detyrën e Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë. Ai është zotuar se do të bashkëpunojë ngushtë me ekipën e tij për t’i vazhduar projektet që ndihmojnë ekonominë e vendit. “Kosovën e presin shumë sfida në rimëkëmbjen e ekonomisë pas përballjes me pandeminë COVID-19, por me një angazhim maksimal do t’ia dalim. Fokusi im padyshim do të jetë në mbështetjen e prodhuesve vendorë, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si parakusht për fuqizimin e ekonomisë. Përkushtimi im si ministër i Tregtisë dhe Industrisë do të jetë në realizimin e objektivave të cilat i kemi vendosur në programin qeverisës. Falënderoj kryetarin Limaj dhe Nismën Socialdemokrate për besimin e dhënë. Gjithashtu, shpreh mirënjohjen time për të gjithë votuesit e Nismës Socialdemokrate për përkrahjen e dhënë në çdo kohë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …