Vesel Krasniqi: Është vetëm një betejë e humbur, por luftën për mbrojtjen e vlerave kombëtare do ta vazhdojmë

Vesel Krasniqi: Është vetëm një betejë e humbur, por luftën për mbrojtjen e vlerave kombëtare do ta vazhdojmë

Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Vesel Krasniqi ka shkruar pas rezultateve të para të zgjedhjeve nga të cilat ky subjekt del se nuk e ka kaluar pragunNë një shkrim në rrjetin social, Krasniqi i ka falënderuar aktivistët për mbështetjen, duke thënë se kjo është vetëm një betejë e humbur. “Të nderuar mbështetës dhe simpatizant të Nisma-Socialdemokrate, nga zemra ju falënderojë për mbështetjen dhe tërë aktivitetin tuaj që keni dhënë gjatë këtyre ditëve. Ju garantojmë se kjo është vetëm një betejë e humbur, por luftën politike në mbrojtje të vlerave kombëtare “ME ÇLIRIMTARËT” dhe ‘PËR ÇLIRIMTARËT” do ta vazhdojmë dhe do ta fitojmë me komandant ÇELIKUN. Përjetësisht me ty dhe vetëm me ty LIDERI IM”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …