Vesel Krasniqi viziton “Urani Farm” : Ministria e Bujqësisë ia ka refuzuar subvencionimin, ani se e kishte shpallur fermë të vitit

Nënkryetari i komunës së Malishevës dhe Kandidati për deputet i Koalicionit NISMA-AAK,  Vesel Krasniqi i cili garon me numrin 20 në listën zgjedhore, ka vizituar fermen “Urani Farm”. Krasniqi ka treguar se si Ministria e Bujqësisë e kishte refuzuar aplikimin për subvencion anipse e kishte shpallur “Urani Farm” si ferma e vitit.

“Ferma “Urani farm”, me mbi 100 gjedha, qumshtore dhe majmeri, është një shembull i rrallë suksesi dhe një model se, në Kosovë një veprimtari e tille është mundesi lehtë e arritur dhe se Kosova është vend ideal për zhvillimin e një veprimtarie të tillë”, ka shkruar në rrjetin e tij social, facebook, nënkryetari i komunës së Malishevës, z. Vesel Krasniqi.

Postimi i plotë:

“Urani FARM”, e shpallur ferma e vitit, por e refuzuar nga SUBVENCIONET e ministrisë.

Ani pse vet e kishte shpallur si fermerin më të mirë të vitit, “Urani FARM”, fermë kjo e modelit perendimor, Ministria e Bujqësisë ia kishte refuzuar SUBVENCIONIN.

Gjatë vizitës nga afër që pata në këtë fermë, isha i mahnitur me punën dhe perkushtimin e familjarëve në kujdesin ndaj fermës.

Ferma “Urani farm”, me mbi 100 gjedha, qumshtore dhe majmeri, është një shembull i rrallë suksesi dhe një model se, në Kosovë një veprimtari e tille është mundesi lehtë e arritur dhe se Kosova është vend ideal për zhvillimin e një veprimtarie të tillë.

Si deputet i parlamentit të ardhshëm, do të kem perkushtim të pandalur në mbështetje të secilit bujk të Kosovës. Këtë e kam dëshmuar si zv. ministër, duke mbështetur fermerët dhe duke mbrojtur prodhimin vendor aso kohe.

Me numrin 137✅ BUJQËSIA është prioritet, me Kosovën Fituese fitojmë të gjithë.

#vecVEPRA137 #fatmirlimaj2 #veselkrasniqi20

Kontrolloni gjithashtu

Me rastin e ndarjes nga jeta të rapsodit të njohur Zekë Lushaj, Komuna e Deçanit organizon mbledhje komemorative

Komuna e Deçanit ka njoftuar se me rastin e ndarjes nga jeta të rapsodit të …