Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në 20 vjetorin e masakrës së Abrisë mbi familjen Deliu, ka përkujtuar viktimat e këtij akti nga ish-regjimi serb. Përmes një postimi ai është shprehur se 20 vjet pas luftës, këta martirë duhet të kujtohen për të sjellë në vëmendje çmimin e lirisë, dhe për t’u zotuar se shteti i pavarur i Kosovës do të qëndrojë gjithmonë në mbrojtje të saj. “Më 26 shtator të vitit 1998, forcat serbe kryen njërën prej masakrave më të rënda të luftës, atë mbi Familjen Deliu të Abrisë. Nuk u kursyen as foshnjat, as gratë dhe as të moshuarit. Tronditja ishte e madhe, por edhe më e madhe ishte vendosmëria e populli tonë për të qëndruar i pathyer në rrugën e lirisë. Abria, Drenica, e gjithë Kosova nuk u thyen. E mposhtën barbarinë më të madhe të fund shekullit XX. Sot, 20 vjet pas, kujtojmë dëshmorët dhe martirët e Abrisë, jo vetëm për të sjellë në vëmendje çmimin e lirisë, por edhe për t’u zotuar se shteti i pavarur e sovran i Kosovës do të qëndrojë përgjithmonë në mbrojtje të lirisë sonë. Abria është monument i kujtesës sonë. Është monument i lirisë sonë. Është zotim i shtetit tonë sovran. Zotim se ky vend kurrë më nuk do të cenohet në lirinë dhe sigurinë e tij”, ka shkeuar Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …