Gazeta britanike “The Sun” në numrin e saj të ri, shkruan se shtatë persona kanë vdekur pas sulmeve të fundit në Londër. Kjo gazetë ka vendosur titull kryesor: “Terror në Urën e Londrës”. Nga tri sulmet që ndodhen në Londër mbrëmjen e së shtunës, raportohet edhe për të plagosur. Sulmi i parë raportohet te Ura e Londrës, pastaj policia britanike ka reaguar edhe në një incident tjetër në Borough Market. Kurse sulmi i tretë sipas policisë britanike ka ndodhur në zonën Vauxhall.
Kryeministrja britanike, Theresa May, ka thënë se këto tri sulme po trajtohen si sulme terroriste.