Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, gjatë Konventës Festive të partisë, ku u zgjodh sërish kryetar pa asnjë kandidat konkurrent, ka thënë se do të luftojë për ta çliruar Kosovën nga korrupsioni dhe abuzimet, njësoj sikur paska luftuar 20-vjet më parë kundër Serbisë për ta çliruar Kosovën(!). Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ashtu sikur edhe kryetari i Kosovës Hashim Thaçi gjithnjë flasin në vetën e parë njëjës, duke ia veshur vetes petkun e çlirimtarit, duke iu drejtuar popullit si pronë të tyre, (si populli im). Njëzet vjet pasi Veseli e paska “çliruar” Kosovën tani i ka ra ndërmend ta çlirojë atë nga korrupsioni, nepotizmi, abuzimi, por pa treguar as edhe shembull të vetëm dhe konkret se si do të fitohet kjo luftë kur duke filluar nga ai vetë, të gjithë afër e larg tij, janë këta që e kanë mbjellë qe 20 vjet korrupsionin, plaçkitjen, nepotizmin, përvetësimin e pronave shoqërore, privatizimin e të gjitha kapaciteteve prodhuese dhe të gjitha ligësitë tok. Në konventën festive të kësaj partie, ai ka thënë se Kosova e ka përfunduar luftën për liri e pavarësi, por ende nuk e paska përfunduar lufta për shtetin e së drejtës, Prandaj, sot jam këtu, për t’u zotuar se do të luftoj për ta çliruar Kosovën nga korrupsioni, nepotizmi nga abuzimet”, ka thënë Veseli, i cili kërkon t i besohet fjalëve e premtimeve të tij, edhe pse ato i ka shkelur dhe i shkel përditë, jo vetëm Veseli për tërë kjo klasë e korruptuar politike.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …